Piloti i parë shqiptar i forcave ajrore amerikane: Me krenari e mbajë uniformën
Edmond Smajli, është piloti i parë shqiptar i forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Smajli në një intervistë për Edicionin Special në Klan Kosova ka treguar se si i lindi ideja për të qenë pilot luftarak.
“E kemi pasur një klient në restorantin tonë, ai e ka pasur aeroplanin e vet. Unë në atë kohë kam qenë 15-vjeçar, kur kam filluar të pilotoj dhe pak nga pak ia kam arritur”, tha Smajli në Klan Kosova.
Ai thotë se me krenari e mban uniformën e ushtrisë amerikane.