Piloti grek që mbyti gruan e tij, po merr letra dashurie në burg nga admirueset

Babis Anagnostopoulos, 34 vjeç i cili mbyti gruan e tij Caroline Crouch, 19 vjeçe nga Britania, aktualisht po vuan një dënim me 27 vjet burg.

Pasi vrau gruan para syve të vajzës së tyre Lydia, vrau edhe qenin e shtëpisë që të dukej sikur kishte ndodhur një grabitje dhe pretendoi se hajdutët kishin dorë në këtë ndodhi.

Sipas mediave të huaja, gardianët e burgut ku mbahet Anagnostopoulos janë të çuditur nga letrat që atij i vijnë nga fanse të ndryshme.

“Sipas protokollit, ne lexojmë, gjithë letrat postare që vijnë dhe kemi mbetur të çuditur. Ato janë shkruar nga gra greke, të cilat thonë se janë të dashuruara me të. Ato besojnë se ai është i pafajshëm, vrasja e Crouch nuk ishte e paramenduar dhe gjithçka ndodhi në kohën e duhur”, tha një nga rojet për The Sun Online.

Sipas vendimit gjyqësor, prindërit e Anagnostopoulos lejohen të flasin me vajzën e tij Lydia vetëm për një orë në javë përmes mjeteve elektronike.

Ajo tani po jeton me babain e Caroline, David, i cili thotë se prioriteti i tij në jetë është të rris Lydia-n, e cila është 3 vjeç.

 

Lexo edhe:  Shoferi i “pa marrun vesh”, dënohet dy herë nga policia në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë