Petkoviçit i refuzohet hyrja në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të hyrë në Republikën e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Ju konfirmojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar këtë herë kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për hyrje në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigje e kësaj ministrie për Klan Kosovën.

Lexo edhe:  Mitrovicasi vozit pa patentë shofer me shpejtësi 123km/h në zonën 50 km/h, e pëson nga Policia