Pësoi aksident të rëndë mbrëmë në Francë, i riu nga Kosova në gjendje kritike për jetën

Një i ri mërgimtar nga Kosova ka pësuar një aksident të rëndë në Strasbourg të Francës, ku pas plagëve të marra ai u lëndua rëndë dhe po lufton me jetën, raporton Sinjali.

Sipas familjarëve i lënduari rëndë nga ky aksident është i riu nga Kosova Lonard Gashi i cili pësoi një aksident në Francë.

Sipas informacioneve të fundit, thuhet se gjendja e tij është kritike dhe se Leonardi po lufton me jetën.

Lexo edhe:  Si erdhi deri te aksidenti tragjik në Podujevë?