Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Shqetësuese është situata që vazhdimisht është krijuar në Kosovë sa i përket rasteve të dhunës në familje.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Tri nga këto raste u raportuan në rajonin e Prishtinës, një në Pejë dhe një tjetër në Mitrovicë.

DHUNË NË FAMILJE

Lipjan,08.09.2024-10:00.Është intervistuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta e kishte kanosur dhe tentuar ta sulmoj viktimë femër kosovare. Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt.
Obiliq,08.09.2024-11:32.Viktima femër kosovare ka lajmëruar se më datën 06.08.2024 është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.
Prishtinë / 08.09.2024-21:30.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti vazhdon të hetohet.
DHUNË NË FAMILJE

Pejë/ 08.09.2024-17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë i dyshuari mashkull kosovar duke e kanosur verbalisht  ka tentuar me forcë ta fus në veturë. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore.

DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Mitrovicë / 07-08.09.2024-11:20. Më 08.09.2024 njësia e hetimeve ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i cili gjendej në ndalim policor. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë automatike, 4-karikatorë, 225 fishekë dhe dy krehër të zbrazët. Rasti nën hetime.

Lexo edhe:  E rëndë: Vdes gruaja shtatzënë që mbeti e lënduar në aksidentin e tmerrshëm ku vdiqën 4 persona