Pesë fëmijë dhe një i rritur shpëtohen pasi u bllokuan nga bora në Maqedoninë e Veriut

Pesë fëmijë dhe një i rritur janë shpëtuar pasi kishin mbetur të bllokuar nga reshjet e dendura të borës në fshatin Rajçani në komunën e Koçanit të Maqedonisë së Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra për Menaxhim me Kriza e cila thotë se rasti është paraqitur në orën 09:53, ndërsa pas veprimeve të marra, personat në fjalë janë shpëtuar rreth orës 11:50.

“Në ora 11:50 personat janë nxjerrë me fuoristradë të një anëtari të Shërbimit Vullnetar të Shpëtimit Malor “Osogovo” nga Koçani dhe janë larguar shëndoshë e mirë dhe i janë dorëzuar prindërve të tyre”, thonë nga QMK, bën të ditur Alsat.

Lexo edhe:  Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur