Përvjetori i 6-të i rënies së Heroit të Kosovës, policit Izet Demaj

Sot, me rastin e përvjetorit të 6-të, të rënies gjatë kryerjes së detyrës zyrtare të policit të Kosovës, Heroit Izet Demaj, Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё-Stacioni Policor në Istog, organizoi ceremoninë e vendosjes së luleve në pllakën përkujtimore kushtuar Heroit tё Kosovёs Izet Demaj.

Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë Kryetari i Komunës së Istogut, z. Ilir Ferati, Drejtori i Drejtorisё Rajonale tё Policisё Pejё, Kolonel Shaban. Shala, bashkëluftëtarë të policit Izet Demaj, familjarë të tij, si dhe një numër i madh qytetarësh.

Pjesëmarrësit nderuan me respekt dhe mirënjohje veprën heroike të policit Izet Demaj, i cili dha jetën për të mbrojtur sigurinë dhe lirinë e qytetarëve të Kosovës. Ky përvjetor shërben si kujtesë për sakrificën dhe përkushtimin e tij të pashoq në shërbim të vendit dhe komunitetit.

Policia e Kosovës shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që kontribuan me pjesëmarrjen në këtë ceremoni përkujtimore.

Lexo edhe:  Qeveria duhet të paguajë shujtën e Policit, pagën e 13-të dhe pagën jubilare