“Përqafoje Lunën dhe ma puth…” – Pajtohen Kiara Tito dhe Olta Gixhari?
Një moment i papritur dhe plot emocione është shënuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku moderatorja Kiara Tito pati një ndërveprim live me aktoren Olta Gixhari, ish-banore e “Big Brother VIP Albania”.
Dy vajzat, të cilat dikur ndodheshin në krahë të kundërt brenda shtëpisë më të famshme në vend, surprizuan publikun me një bisedë të ngrohtë e plot mirësi.
Gjatë transmetimit, Olta u përfshi në emision përmes një telefonate, dhe sapo dëgjoi zërin e Kiarës, reagoi me dashuri e sinqeritet, ndryshe nga pritshmëritë e shumë fansave që kujtonin tensionet e dikurshme mes tyre.
Gëzohem që po flasim bashkë, edhe pse kaq larg. Unë po kaloj një periudhë të pakëndshme, por mirë jam – u shpreh Olta, duke lënë të kuptohet se po kalon disa vështirësi personale, por pa humbur pozitivitetin dhe energjinë e saj karakteristike.
Kiara e pyeti me kujdes se si po ndihej, pasi vetëm një ditë më parë ishte raportuar se Olta kishte pasur probleme me shëndetin, konkretisht me syrin.
Në fund të bisedës, Olta nuk la pa përmendur edhe Luizin dhe vogëlushen Luna, duke i përcjellë përshëndetje me humor: Kiara, të përqafoj fort dhe ma puth Lunën. Meqë je, ma puth edhe Luizin – tha ajo me të qeshur, duke shkaktuar reagime plot gaz në studio.