Përplasje mes dy grupesh në Lipjan, goditen me veturë dy persona

Si pasojë e konfliktit mes dy grupeve në Lipjan, kanë përfunduar të lënduar dy persona pasditen e së hënës.

Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Insajderi nga terreni, njëri grup ka goditur dy persona të grupit tjetër me veturë teksa të njëjtit ishin këmbësorë. Të njëjtëve iu ka shkaktuar lëndime trupore.

Nga pamjet që ka siguruar Insajderi nga vendi i ngjarjes, shihen copëza të veturës dhe njëra patike e njërës nga viktimat.

Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli s’ka marrë ndonjë përgjigje. /Insajderi.org/

Lexo edhe:  Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë Policinë, dyshohet për këtë vepër penale