Përplasje fizike mes Gjestit dhe Gertës – ky i fundit thirret urgjent nga Vëllai i Madh

Shpeshherë, shtëpia e Big Brother-it, krahas debateve, ka edhe shumë situata të tensionuara, duke shpërthyer në konflikte fizike mes banorëve.

Kësaj radhe, pjesë e kësaj situate kanë qenë Gjesti dhe Gerta.

Gjithçka nisi gjatë një loje të organizuar brenda shtëpisë, të quajtur “Burrec, mos u zemëro”, me ç’rast dyshja u përfshi në një konfrontim të vogël fizik, duke rritur edhe më shumë tensionet mes tyre.

Derisa loja vazhdonte, Gjesti, i mërzitur dhe i lodhur nga zhvillimet, në shenjë revolte hodhi zarin e pikëve, duke prishur ekuilibrin e lojës.

Në momentin kur Gjesti veproi ashtu, Gerta, e cila ishte shumë e përfshirë në lojë, u përpoq ta ndalonte, duke tentuar ta qetësonte. Por reagimi i Gjestit ishte i menjëhershëm dhe i ashpër: “Mos më prek!”

Banorët e tjerë, të shqetësuar nga eskalimi i situatës, dëgjohen duke thënë “Mos, mos”, duke u përpjekur të qetësojnë palët dhe të shmangin një konflikt më të madh.

Megjithatë, gjithçka ishte shumë e dukshme: tensionet mes Gertës dhe Gjestit nuk janë diçka e re.

Që nga fillimi i show-t, ata kanë pasur përplasje të shpeshta dhe debate të forta, të cilat kanë thelluar edhe më shumë fërkimet mes tyre.

Lexo edhe:  Driloni e Sara për çmimin e madh, do ta ndajmë së bashku