Përplasen dy vetura në semafor te “Bill Clintoni”, policia në vendngjarje
Po vazhdon numri i madh i aksidenteve të trafikut rrugëve të Kosovës, ku raportimi i tyre çdo ditë, është bërë shqetësues për qytetarët e vendit. Këto aksidente po shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes.
Edhe një tjetër aksident ka ndodhur para pak çastesh në Bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë.
Në pamjet e dërguara nga sinjalizuesi në Gazetën Sinjali, bëhet e ditur se në të janë përfshirë dy vetura.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përpos dëmeve materiale.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po inspekton rastin, teksa Sinjali është duke pritur detaje nga ta për këtë rast.