Përplasen avioni dhe helikopteri i ushtrisë amerikane në Uashington, raportohet për 18 të vdekur
Një aeroplan i American Airlines është përplasur me një helikopter të ushtrisë amerikane në Uashington DC, tha Administrata Federale e Aviacionit.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, avioni i American Airlines që u rrëzua është ndarë në gjysmë në lumin Potomac. Helikopteri që u përfshi në përplasje ndodhet pranë avionit.
American Airlines ka konfirmuar se në bordin e avionit ndodheshin 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.
Zyrtarët e policisë i kanë thënë CBS News se 18 trupa janë gjetur nga ekipet e kërkimit në vendin e përplasjes dhe se asnjë i mbijetuar nuk është gjetur deri më tani.
Nuk ka ende një përditësim zyrtar nga autoritetet për numrin e viktimave.
Ngjarja ndodhi gjatë afrimit të pistës 33 në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit Reagan rreth orës 21:00.