Përplasen ashpër Meritoni dhe Heidi
Ditët e fundit Romeo dhe Meritoni kanë sheshuar konfliktet mes tyre dhe i kanë lënë vend sërish miqësisë së tyre. Por nga ana tjetër, Meritoni dhe Heidi vijojnë të kenë konflikte me njëri-tjetrin.
Meritoni e ka parë situatën mes Heidit dhe Romeos te suita si një ‘lojë’ të saj, pasi nuk do duhej që t’i dërgonte Gracianon për ta thirrur, por atë, pasi ai është shoku i tij, në ndryshim nga balerini që sipas tij është ‘armik i përbetuar’.
“Unë me Heidin që nga javët e para deri tani kemi pasur probleme, unë mendoj se është lojë, por uroj se nuk është duke bërë lojë me Romeon…”, tha Meritoni.
“Në klip kam thënë që e shoh të sinqertë raportin e Meritonit dhe Romeon, se nuk hyj në mes të miqësisë së tyre, por kam shtuar që mbetet e hapur që mund të jetë afruar për lojë. Je përdorues, por nuk do bëj debat me ty”, iu përgjigj Heidi deklaratave të tij.
“Nëse nuk do ishte Romeo në mes, si do më kishe grirë?”, e pyeti ai.
“Do të isha kthyer dhe do isha zënë me ty”, tha ajo.