Përmbytje të mëdha në Itali, një i vdekur dhe dy mijë të evakuar në Bolonja

Nga përmbytjet masive që kanë përfshirë Italinë këtë fundjavë, është shënuar një viktimë në Bolonjë.

Nga veriu në jug, Gadishulli është nën ujë, i goditur nga reshjet intensive që kanë pushtuar edhe Sicilinë, e cila ka qenë nën kontrollin e një thatësire të madhe për muaj të tërë.

Mbi 80 milimetra shi ranë në Emilia-Romagna në 4 orë, duke përmbytur një pjesë të madhe të qytetit të Bolonjës dhe zonën përreth.

Lexo edhe:  Ia kishin sjellë “shpirtin në fyt” pompave me grabitje, këta janë 7 kosovarët e arrestuar për grabitje të armatosura