Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Autobusi me pasagjerë doli jashtë rrugës si pasojë e reshjeve të dendura të borës në zonën Genç të Turqisë, ku raportohet se ka viktima dhe të lënduar.

Një autobus pasagjerësh i kompanisë “Mardin Seyahat”, që ishte në lëvizje nga Şırnak drejt Erzurumit, doli nga kontrolli për shkak të akullit në rrugën me kthesa dhe u përmbys në anë të rrugës, raporton telegrafi.

Si pasojë e aksidentit, katër persona humbën jetën dhe 32 të tjerë u lënduan, raportojnë cnn turk.

Lexo edhe:  Tentim vrasja e 35 vjeçarit mbrëmë në Mitrovicë, këta janë dy të dyshuarit