Përleshje në ‘Proper Pizza’ në Ferizaj, hidhen karrige e tavolina mes vete

Një përleshje fizike mes dy grupeve ka ndodhur në ‘Proper Pizza’ në Ferizaj mbrëmjen e së shtunës.

Në bazë të pamjeve të publikuara në rrjetin social ‘TikTok’, shihen dy grupe personash duke sulmuar njëri-tjetrin me inventarin e biznesit.

Pas përleshjes fizike, njëri grup tërhiqet nga lokali ku më pas fillojnë edhe ofendimet.

Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë të lënduar si pasojë e këtij incidenti.

Lexo edhe:  Shpërthim në oborrin e një shtëpie në veri, Policia thotë se s’ka të lënduar