Përleshje në një lokal në Prizren, pronari i hyn dajak me ‘tëhollues’ klientit pasi e fyu

Një mosmarrëveshje mes dy personave përfundoi me përleshje fizike, ku përpos grushteve u përdorën edhe mjete pune në një lokal në rrugën “Mursel Osmanaj”, në Prizren.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në rast janë përfshirë pronari i lokalit dhe një klient, të cilët janë kapur pas një zënke që patën për motive ende të panjohura.

Klienti dyshohet se e kishte fyer pronarin, i cili më pas iu vërsul me ‘tëhollues’, me të cilin e goditi, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, për çka u dërgua për trajtim mjekësor.

Në anën tjetër, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetusit policorë në lidhje me rastin, transmeton 02Press.com

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për “Sulm dhe lëndim i lehtë trupor”.

Lexo edhe:  Rrahen mes vete babë e bir në Prishtinë, të dy arrestohen dhe përfundojnë në qeli