Përleshje mes vëllezërve në Gllogoc – vëllai tenton t’i vë flakën veturës së vëllait, lëndohen të dy dhe përfundojnë në QKUK
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Vasilevë të Gllogocit, ku një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar me lëndime të rënda trupore.
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur më 7 shtator, rreth orës 18:40, kur A. Bahtjari rreth 39-vjeçar dyshohet se ka tentuar t’i vë flakën veturës që po drejtohej nga vëllai i tij, L. Bahtjari rreth 49-vjeçar.
Gjatë përpjekjes, i dyshuari kishte ndezur benzinën, duke i shkaktuar vëllait të tij lëndime në të dy duart, në stomak dhe në fytyrë. Viktima është dërguar për trajtim në QKUK, ku ndodhet nën kujdes mjekësor.
Edhe i dyshuari ka pësuar djegie në të dy duart dhe është duke u trajtuar në QKUK Prishtinë. Fatmirësisht, vetura nuk është dëmtuar.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë