Përleshje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna e tyre duke tentuar t’i ndaj

Dy vëllezër në Gjakovë raportohet të jenë sulmuar me njëri-tjetrin.

Por, gjatë ndërhyrjes së nënës së tyre, ajo ka pësuar lëndime.

Një nga të dyshuarit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 25.05.2024 – 14:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, ku gjatë ndërhyrjes së nënës së tyre, e njëjta ka pësuar lëndime. Të lënduarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Ky është njëri nga të dyshuarit për vrasjen në tentativë në Prizren