Përleshje me armë zjarri në Podujevë, policia arreston tre persona
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në Sibovc të Podujevës.
Sipas informatave fillestare, rreth orës 11:30, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë vesh se katër persona kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre nga arma e zjarrit.
Derisa po hetohet rasti, policia ka sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Derisa po hetohet rasti, policia ka sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 11:30, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri, në fshatin Sibovc të Podujevës
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar katër persona, prej tyre dy kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore, deri tani në stacion polico, kanë shoqëruar tre persona të përfshirë në rast, si dhe është sekuestruar një armë zjarri.