Përleshje masive në Prishtinë, dy prej tyre dyshohet se u theren me thikë

Pesë persona janë arrestuar dje në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Luan Haradinaj”, pasi të njëjtit janë përleshur fizikisht pas një mosmarrëveshje.

Të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marr trajtim mjekësor.

Polica bën të ditur se dy prej tyre dyshohet se kanë marrë plagë nga mjeti i mprehtë thikë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, të gjithë të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajtje.”, ka njoftuar policia.

Lexo edhe:  Sot rritje e lehtë e temperaturave