Përleshje gjatë xhirimeve të klipit të Don Xhonit, publikohet video ku shihet edhe reperi i përfshirë
Pak ditë më parë, Don Xhoni bashkë me menaxhmentin e tij i janë rikthyer punës për të sjellë një projekt të ri muzikor, që pritet të dallojë për tekstin, muzikën dhe performancën e veçantë.
Pamjet e tregojnë se gjatë xhirimeve nuk ka qenë gjithçka e zakonshme.
Në video shihet një përleshje mes disa personave, në të cilën duket i përfshirë edhe vetë Don Xhoni.
A bëhet fjalë për një konflikt real apo për një skenë të inskenuar si pjesë e klipit?
Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim, deri në momentin e lansimit të këtij projekti muzikor.