Përleshje familjare në Rahovec – rrihen mes vete axha dhe djali i vëllait
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat, por ndodhë që edhe anëtarët e tjerë të përfshihen në konflikte.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Rahovec.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, është raportuar një rrahje mes axhës dhe nipit – djalit të vëllait.
Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale që ka eskaluar në përleshje fizike, duke rezultuar me lëndime për njërin nga të përfshirët.
Të dy janë intervistuar nga Policia, ndërsa rasti është iniciuar dhe është në trajtim nga njësia përkatëse hetimore.
Prokurori i Shtetit është njoftuar dhe është urdhëruar që rasti të trajtohet në përputhje me ligjin.