Përleshje e të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet se janë therur me thikë dy persona

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur para pak minutave në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ku si pasojë dyshohet se dy persona janë therur me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se gjatë përleshjes janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, teksa personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në spital.

Nuk dihen ende motivet që kanë shtyrë drejt rrahjes.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Lexo edhe:  Kelmendi: Valon Syla të dënohet për nxitje të urrejtjes ndër fetare