Përleshen mes vete një burrë dhe një grua në Fushë Kosovë, 47-vjeçarja pëson lëndime të rënda

Nuk janë të shpeshta rastet e përleshjeve fizike ku përfshihen një burrë dhe një grua të cilët rrihen mes vete. Por një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë, e që si pasojë një grua ka mbetur e lënduar rëndë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se si pasojë e një mosmarrëveshjeje, dy të dyshuarit kanë eskaluar në sulm fizik ndaj njëri-tjetrit.

Gjatë përleshjes gruaja 47-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda, me ç’rast po vazhdon trajtimin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ndërsa burri ka marrë lëndime më të lehta trupore dhe pas tretmanit mjekësor është liruar.

Dy të dyshuarit janë intervistuar nga Policia dhe me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Lexo edhe:  Policia ndal ‘Range Rover’-in në Fushë Kosovë, shoferit 21-vjeçar i gjejnë armë ilegale