Përleshen anëtarët e një familje në Shtime – tre nga ta përfundojnë në Qendrën Emergjente

Telashet mes anëtarëve të një familjeje vazhdojnë të jenë të pranishme në të gjitha qytetet e vendit. Për pasojë vëllezërit e kushërinjtë përfshihen në ngatërresa në mes vete të cilat eskalojnë në sharje, kërcënime, përleshje fizike raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodh sonte edhe në Shtime, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Ferizajt, e cila ka njoftuar se të lënduarit po trajtohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informate për një rrahje në rrugen ’12 Qershori’ në Shtime. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje”.

“Tre personat kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thotë njoftimi i Policisë së Ferizajt.

Policia tutje thotë se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurorit i shtetit dhe rasti po hetohet

Lexo edhe:  Aksidenti i muajit të kaluar në Komoran, ky është shoferi që vdiq sot në QKUK