Përhapi urrejtje ndëretnike në TikTok, ngritët aktakuzë ndaj kosovarit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit S.Z. për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

Sipas aktakuzës i pandehuri S.Z ka nxitë, përhapë publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare.

Ai këto veprime i ka bërë në në rrjetin social TikTok ku ka fyer, ofenduar dhe përhapur urrejtje ndëretnike.

Lexo edhe:  Aksidenti tragjik në Prishtinë / Shoferi që dyshohet se goditi për vdekje 19-vjeçarin, është pjesëtar i FSK-së