Përfundon stërvitja e përbashkët e ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës

Regjimenti i Operacioneve Speciale të Shqipërisë dhe Regjimenti i tretë i Këmbësorisë së FSK, përfunduan me shumë profesionalizëm stërvitjen “Fekeni23”.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau pamje nga kjo stërvitje, teksa theksoi se kjo stërvitje intensive tregoi aftësitë e shkëlqyera të koordinimit të trupave, në zbatim me procedurat standarde të NATO-s në një mjedis operacional të përbashkët.

“Së bashku, më të fortë për Shqipërinë dhe Kosovën”, u shpreh Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Polac të Skënderajt: Pamje nga vendi i ngjarjes