Përfundon murali gjigant, buzëqeshja e Messit në konviktin e studentëve në Tiranë
Një anë e tërë e një konvikti studentor të mjekësisë në qendër të Tiranës është mbuluar nga një mural i Lionel Messit.
Piktori argjentinas Maximiliano Bagnasco po merr pjesë në “Tirana MuralFest 2023” dhe ka vendosur ta përjetësojë futbollistin më të madh, idhullin e tij më të madh.
Murali 25×10 metra portretizon një Messi me mjekër dhe të buzëqeshur, i veshur me fanellën bardheblu të kombëtares së Argjentinës, me numrin 10. Ai do të mbulojë faqen e një ndërtese në një kryqëzim pranë spitaleve kryesore të kryeqytetit shqiptar.
“Messi është një burim krenarie për mua, puna ime u bë e famshme duke e pikturuar atë”, – tha 41-vjeçari Bagnasco për “Associated Press”. Bagnasco pikturoi gjithashtu një mural të Diego Maradonës në Napoli, si dhe në Miami e vende të tjera.
Maradona, gjithashtu fitoi Kupën e Botës me Argjentinën me fanellën me numrin 10.
“Messi është lojtari më i mirë në botë për momentin, – tha Bagnasco për lojtarin që ka vendosur të kalojë tek Inter Miami në MLS. – Sot e gjithë bota është tifoze e Argjentinës falë Messit”.
Helidon Haliti, një piktor i cili është gjithashtu organizatori kryesor i “MuralFest”, tha se Bagnasco kishte paraqitur vepra të tjera për konkursin. Kur u pyet se kush ishte heroi i tij, cila mund të ishte tema kryesore e “MuralFest 2023″, ai u përgjigj menjëherë “Messi”: “Ajo murale do të shënojë një moment shumë interesant, sepse ai (Messi) ishte fitues i Kupës së Botës vitin e kaluar dhe këtë herë do të na bëjë ne fitues, jam i sigurt”.
Tirana është “Qyteti Evropian i Sportit 2023” dhe ka organizuar e planifikuar shumë aktivitete sportive kontinentale. “Mural Fest” 2023 është një event që sjell artistë ndërkombëtarë në kryeqytetin shqiptar për të dekoruar muret e ndërtesave të larta me veprat e tyre.