Përfundon afati për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në të Kosovës – Policia kontrollon shoferët
Policia e Kosovës ka nisur kontrollet e shoferëve pasi që nga sot, shoferët të cilët nuk kanë ndërruar patentë shoferët e lëshuar nga Serbia, në atë të Kosovës, do të gjobiten nëse kapen duke drejtuar automjetet e tyre.
Në pamjet e Tëvë1, shihet Policia e Kosovës duke kontorlluar veturat në veri të vendit.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës gjatë fundjavës ka paralajmëruar se vozitësit që nuk kanë bërë zëvendësim nuk do të mund t’i ngasin veturat e tyre dhe nga sot do të fillojnë me ndëshkimin e tyre, pasi që dokumentet e tilla konsiderohen të paligjshme në Kosovë.
Kurse, të premten ka përfunduar procesi i zëvendësimit të patentë shoferëve të Serbisë me shenjat e qyteteve të Kosovës në patentë të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Kosovës. Nga dita e sotme, drejtuesit e automjeteve që nuk kanë ndërruar dokumentet, gjobiten nëse kapen nga policia rrugore duke drejtuar automjetet e tyre