Përfaqësuesi i SBASHK-ut: I thash Hekuran Muratit nëse kjo është zgjidhja, unë kaloj në Vetëvendosje
Ministri Hekuran Murati ka nisur sot raportimin e tij në Komisionin parlamentar për Arsim, duke thënë se përfaqësuesi in SBASHK-ut, Ymer Ymer është me një parti politike. Ymeri, në një bisedë në Frontal të T7 flet për diskutimet e sotme me ministrin.
Përfaqësuesi i SBASHK-ut tregon se i ka thënë sot ministrit Murati se nëse çështja kryesore është se kush nga SBASHK me cilën parti është, atëherë ai është i gatshëm t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje, për ta arritur zgjidhjen e ngërçit.
“I thash z. Murati, nëse është zgjidhje, unë po kaloj në Vetëvendosje. Nëse problemi i krejt kësaj zgjidhje është kjo, unë mund të kalojë në Vetëvendosje brenda 2-3 ditëve”, thotë Ymeri.
“Hyrja në këto biseda, për ne, është një tentim për të mos u ndal greva. Ministri Murati më shumë tentojke ta thëllojë ndasinë se sa të ofrojë”, ka thënë Ymeri.
Ai thotë se Murati nuk foli asnjë fjalë rreth kërkesave të tyre, se sa është kostoja buxhetore për to, por, sipas Ymerit, ministri “vazhdoi retorikën”.