Përballja e katërt e Play-Off sot në Suharekë: Trepça e kërkon titullin, Ylli barazimin e serisë

Sot do të zhvillohet përballja e katërt finale e Play-Off, e cila mund të jetë përcaktuese për skuadrën fituese të titullit të edicionit 2023-24.

KB Golden Eagle Ylli do të mirëpresë në “13 Qershori” skuadrën e KB Trepçës, me fillim nga ora 17:00.

Trepça po i prin serisë 2-1 ndaj Yllit dhe me një triumf sot në Suharekë, ata do të kurorëzoheshin me titullin kampion.

Ndërkohë Ylli do të kërkojë që para shikuesve të vet të barazojë serinë në 2-2, duke e çuar në ndeshjen e pestë dhe përfundimtare, e cila do të zhvillohej në Mitrovicë.

Mitrovicasit do të kërkojnë sot titullin e parë të ligës në 12 vjet, që nga triumfi i fundit më 2012, teksa Ylli nëse barazon serinë sot, do të kërkojë titullin e tretë në histori të klubit, i cili do të ishte i treti në vetëm katër vitet e fundit.

Lexo edhe:  Skandali në Policinë malazeze: Inspektorët organizuan orgji në stacion, publikohen fotot