Për pesë muaj 3,216 lindje në QKUK, sa vajza dhe sa djem lindën?

3 mijë e 216 lindje janë kryer nga 1 janari deri në fund të muajit maj të vitit 2023, në kuadër të Klinikës Gjinekologjike- Obstetrike.

SHSKUK njofton se prej tyre, 1 mijë e 200 janë kryer me operacion, kurse të tjerat përmes procesit normal të lindjes.

“Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 1 mijë 629 janë femra dhe 1 mijë e 688 të gjinisë mashkullore. Ka pasur 97 raste të binjakëve dhe 2 raste të trinjakëve”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Të pasigurt në internet: Rriten rastet e keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi