Për Natën e Madhe, një donator anonim ndihmon 50 familje në Mitrovicë

Në Natën e Madhe të Kadrit, një donator anonim ka hapur zemrën për ndihmë.

Ai ka ndihmuar 50 familje në qytetin e Mitrovicës.

Iniciativa “Zgjatma dorën” ka falenderuar donatorin.

Njoftimi i plotë:

Në vigjilje të Natës së Kadrit, fal kontributit të donatorit anonim B.Sh ndihmuam 50 familje në qytetin e Mitrovicës.

I jemi mirënjohës pikë së pari të madhit Zot që na ka dhuruar vullnet e përkushtim t’iu dalim në ndihmë nevojtarëve.

Mbi të gjitha qofshin bekimet dhe shpërblimet e Allahut për donatorin dhe familjen e tij, të cilët zeqatin e tyre për vite me radhë e dhurojnë tek ne, dhe së bashku iu dalim në ndihmë dhjetëra jetimëve e nevojtarëve.

Kampanja jonë humanitare vazhdon deri Natën e Bajramit, andaj ju apelojmë që të na bashkoheni në ndihmë të jetimëve dhe nevojtarëve.

Zgjatma Dorën

Lexo edhe:  I arrestuari për fajde Ajvaz Muzaqi shoqërohej me deputetin e VV-së