Për motive xhelozie, burri në Fushë Kosovë e bën gruan për spital – përfundon në ndalim 48 orë

Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar mbrëmë në Fushë Kosovë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për ushtrim dhune fizike.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur më 7 shtator, rreth orës 19:30, në rrugën “Shefki Kuleta”, ku B.Hoti rreth 34-vjeçar pas një mosmarrëveshje verbale dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Të dy janë shoqëruar në Stacionin Policor të Fushë Kosovës, ku viktima është intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje dhe i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa i dyshuari në prani të avokatit mbrojtës.

Sipas deklarimit të viktimës, konflikti dhe dhuna kanë ardhur si pasojë e xhelozisë së bashkëshortit.

Prokurori i shtetit për rastet e dhunës në familje ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Dhunë në familje”, ndërsa ndaj të dyshuarit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Lexo edhe:  Mes dhimbjes iu dha lamtumira 26-vjeçarit që u aksidentua dje në Mitrovicë