“Për kete arsye ma kanë vra babën, Policia po i lë të lirë”- Rasti tmerrues në pyjet e Skenderajt: Dhunë, kërcënime e vjedhje
Me datë 3 shtator, shtatë persona – pesë prej tyrë të armatosur në qytetin e Skënderajt kanë sulmuar fizikisht tre persona zyrtarë.
Ismet Krasniqi, teknik i pyllit, Kastrit Hajrizi, roje pylli, e kolegui tyre ishin cak i këtij sulmi.
Ata thonë se u dhunuan, e u kërcënuan nën presionin e 5 armëve.
Bile, Kastrit Hajrizit para disa vite i’a kanë vrarë babain, për po të njëjtat arsye.
Rasti është paraqitur në polici, ani pse emrat e tyre janë të njohur ende nuk ka persona te arrestuar.