Për herë të parë në QKUK kryhen dy operacione për vendosjen e protezave të supit
Për herë të parë në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës janë kryer dy operacione për vendosjen e protezave të supit.
ShSKUK ka njoftuar se ekipi mjekësor në përbërje të dy ortopedëve, si dhe ekipit nga Klinika e Anesteziologjisë dhe stafit infermieror, me sukses të plotë kanë kryer këto dy operacione ortopedike.
“QKUK kishte përfituar si donacion tavolinën operative për ndërhyrje në krahë, nga Klinika me renome botërore Schulthess Klinik, Zvicër”.


