Për çka u vra Besim Musliu nga fshati Baks? Flet nipi i të vrarit!

Jeton Musliu, nipi i Besim Musliut ka rrëfyer për vrasjen e këtij të fundit që ndodhi mbrëmjne e djeshme pran shtëpisë së tyre.

Sipas tij motivi kishte qenë një fjalë që ia kishte thënë një 9 vjeçari që voziste shpejtë me veturë në rrugët e fshatit.

Musliu thotë se axha i tij i ka kërkuar vozitje më të ngadalshme të miturit për shkak të rrezikut që mund ta kenë banorët nga shpejtësia e madhe.

Kjo sipas tij, më pas nxiti disa familjarë të 9 vjeçarit që të vin dhe të qëllojnë me armë para derës së shtëpisë.

Për pasojë plagë mori edhe një punëtor i cili në momentet kritike ishte bashkë me viktimen duke punuar.

Lexo edhe:  QMK: Qytetarët duhet të përgatiten për reshje të dendura bore