“Për burg koke vesh”, “Të erdh koha me të ba synet”, komentuesit shpotisin Faton Pecin

Faton Peci, ministri i Bujqësisë është lajmëruar me një foto në Facebook, pasi Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisjes në objektin e kësaj Ministrie. Por, jo për këtë rast, ai ka ndarë një foto i buzëqeshur nga fshati Babaj i Bokës së Gjakovës.

E komentuesit kanë nisur të tallen me Ministrin Peci në foton e ndarë.

Dikush ka ironizuar me veshjen e tij, e dikush me mbiemrin e Ministrit.

“Për burg koke vesh, të erdh koha me të ba synet, boll vjedhe“, janë disa prej komenteve që kanë filluar të bëhen në foton e ndarë nga Faton Peci.


Bastisja në Ministrinë e Bujqësisë është kryer në Zyrën e Prokurimit.

Nga kjo ministri, janë parë duke dalë zyrtarë policorë, të cilët kanë pasur në duar dokumente.

Dyshimet e para janë se bastisjet kanë ndodhur pas raportimit në media për një procedurë tenderuese 66 mijë euroshe, për bartjen e mobiljeve nga ish-selitë e AAK’së për inventar inekzistent

Lexo edhe:  Jahjagës i vdes axha: Boshllëkun që le ti, s’mund ta plotësojë askush – ishe babë i dytë për mua