Për 9 muaj diaspora dërgoi mbi një miliard euro në Kosovë, kryesojnë ata nga Gjermania, Zvicra dhe Amerika

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar raportin me statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin shtator 2023.

Vlera e remitencave deri në fund të muajit shtator të këtij viti është një miliard e 12.6 milionë euro, që paraqet rritje prej 11% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Sipas raportit të publikuar nga BQK, remitancat kryesisht vijnë nga shtetet e BE-së, rreth 70% e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqet nga Zvicra me 17.6% ndërsa nga SHBA-ja rreth 7.5%.

Lexo edhe:  Vrasja në Dragodan – Dy vëllezërit u sulmuan nga viktima për 5 mijë euro – tentoi t’i fuste në fajde