Për 9 muaj, 16 fëmijë të braktisur në Kosovë

Gjatë periudhës janar-shtator 2025, 16 fëmijë në Kosovë janë braktisur, tregojnë të dhënat e paraqitura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, në Podujevë janë regjistruar tre raste të braktisjes së fëmijëve gjatë këtyre nëntë muajve. Tre raste të tjera janë raportuar në Malishevë.

Po ashtu, me nga dy raste janë regjistruar në komunat e Ferizajt dhe Vushtrrisë.

Ndërsa në Prishtinë, Fushë Kosovë, Viti, Kamenicë, Gjakovë dhe Deçan është regjistruar nga një rast i braktisjes për secilën komunë.

Lexo edhe:  "Babë e ka marrë vizën edhe djali e po nisemi për Kosovë", biseda e fundit e babait me vajzën e tij e cila vdiq së bashku me burrin në aksidentin në Podujevë