Për 47 mijë euro e detyruan të i ndërtoj shtëpi në vlerë 75 mijë euro – Skema se si u shfrytëzua viktima nga dy të dyshuarit për fajde

Gjykata ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për 30 ditë paraburgim për babë e bir nga Gjilani qe dyshohen për fajde.

Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen e Prokurorisë, për babë e bir nga Gjilani qe dyshohen për fajde.

Në kërkesën e Prokurorisë theksohet se Mefail Shkodra dhe Edonis Shkodra kanë shfrytëzuar gjendjen financiare të viktimës i cili ka kërkuar para me fajde në shumën prej 60 mijë euro dhe 10 mijë euro.

“Eksiton dyshimi i bazuar se dy të pandehurit Mefail Shkodra dhe Edonis Shkodra, me dashje dhe në bashkëkryerje dhe pas marrëveshjes paraprake duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të R. A, tani i demtuari, i cili ka kërkuar nga të pandehurit para me fajde në shumë prej 60.000€ dhe 10.000€, dhe pas pranimit të marrëveshjeve me të pandehurit gjatë vitit 2020 – 2023, të pandehurit i kanë ofruar paratë me fajde dhe kanë kërkuar shumat e parave dhe kthim dukshëm joproporcionale dhe me parat e kërkuara në këmbim të shërbimit“, thuhet në vendimin që e ka siguruar Insajderi.

Kush është viktima dhe si funksionin fajdexhinjtë?

Gazeta Insajderi ka mësuar se i dëmtuar në këtë rast është R. A.

Ai përveç që dëmtua financiarisht, u detyrua nga Mefail Shkodra dhe Edonis Shkodra që për borxhin 45 mijë euro që kishte të i ndërtoj shtëpi të dyshuarve në vlerë prej 75 mijë euro.

Ndonëse marrëveshja që palët kishin bërë mes vete ishte ndryshe nga ajo që iu kërkua nga të dyshuarit, të cilët nën arsyetimin se janë rritur çmimet e materialëve për ndërtim shfrytëzuan viktimën.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me dashje te dy te pandehurit Mefail Shkodra dhe Edonis Shkodra, në bashkëkryerje dhe pas marrëveshjes paraprake edhe me persona tjerë tani per tani NN, e duke vepruar si anëtare te grupit dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore e kanë detyruar tani të dëmtuarin, qe të kryej veprim në dem të pasurisë së tij në ate mënyrë që për shumat e borxhit të dhëna me fajde gjatë periudhës 2020-2023, i kanë kërkuar dhe e kanë detyruar që të ju ndërton shtëpi në vleren prej 75.000, për borxhin qe e kishte i dëmtuari ne vlere prej 45.000€ dhe jo sipas marrëveshjes se mëhershme me arsyetimin se ishin ngritur çmimet e materialit ndërtimor”, thuhet në dosjen të cilën e ka parë Insajderi

Lexo edhe:  Ky është 55-vjeçari nga Drenasi që dyshohet se ngacmoi dy vajzat e mitura në autobusin që shkonte për Lipjan

Aty janë dhënë edhe detaje se si është dëmtuar viktima në anën financiare nga të dyshuarit:

Për shumën prej 60.000 € i kane kërkuar kamatën mujore prej 10 mijë euro dhe borxhi/fajdeja kishte arritur deri ne shumën prej 110.000€, €, të cilën e paguan i dëmtuari

Për shumën prej 10.000€ i kanë kërkuar kamatën për vonesë 3 ditore prej 3.000€, dhe borxhi/fajdeja kishte arritur deri në shumën prej 37.000€, të cilin e paguan i dëmtuari,

Për shumën prej 45.000€ i ka kanë kërkuar qe t’i ndërtoj shtëpi dhe me pas i kanë kërkuar borxh/fajde ne shume prej 75.000€, . .

Për shumën prej 80.000 mijë euro i dëmtuari detyrohet të paguaj kamate/ fajde prej 1500€ ne muaj, dhe i dëmtuari paguan 18.500€ te pandehurve, ndërsa borxhi prej 80.000€ mbetet i pa paguar,
me rast i dëmtuari ka pësuar humbje financiare.

Jeta luksoze e tyre

Mjafton t’i shohësh në rrjetet sociale, për ta parë luksin në të cilin jetuan të dyshuarit për fajde.

Makina luksoze, ora të shtrenjta, veshje që kushtojnë mijëra euro, ari nëpër trup dhe çkajo tjetër ekspozoheshin nga ana e këtyre katër personave.

Mefail Shkodra dhe djali i tij, Edonis Shkodra merakli të mëdhenj të veturave që kushtojnë qindra mijëra euro.

Përveç kësaj, orët që mbanin në duar vetëm njëra nga to kushton hiç më pak se 1 mijë euro.Babë e bir pas arrestimit u ndaluan me urdhër të Prokurorit për 48 orë.

Luks të madh bënte edhe Albert Rexhepi i njohur si Albert Malisheva.Vetura shumë të shtrenjta, ora të firmave më luksoze dhe pushime në vende të ndryshme, janë pamjet në shumicën e postimeve të Albert Malishevës, në rrjetet sociale.