Për 17 ditë, 11 mjekë ikën nga Kosova
Vetëm në 17 ditët e para e të vitit 2023 nga Kosova kanë ikur 11 mjekë.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka treguar për emisionin “Shenjë”, gjatë vitit 2023 Kosovën e kanë braktisur 211 mjekë, derisa ka treguar pse po ndodhë kjo.
“Është një fenomen që ne tash e 4 vite që jemi duke e monitoruar. Viti i kaluar ka qenë ai me numrin më të madh prej 211, dhe fillim viti nuk është që na jep shpresë. Vetëm për këto 17 ditë i kemi 11 mjekë të cilët kanë marrë dokumentacionet e nevojshme për nënshkrimin e kontratave të punës atje si dokument i fundit. Arsyet të cilat ia kanë dhënë përmes në pyetësori të viti të kaluar kanë ndryshuar arsyet të cilat kanë qenë deri më 2022. Deri në 2022 kanë qenë kushtet e punës dhe si e dyta kushtet dhe kualiteti i specializimit pasi që jo shumica janë të rinj dhe jo specialist dhe e treta ka qenë paga”, ka thënë ai.