Pejë: Vetura e godet një fëmijë, dërgohet në spital
Një fëmijë ka mbetur i lënduar pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 12:55 në rrugën “Wesley Clark” në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 12:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugen Wesley Clark në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, u shpreh Rugova.