Pejani sulmon me thikë vëllain e tij, arrestohet nga Policia

Një person është arrestuar mbrëmë në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar me thikë vëllain e tij.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, të cilin e kishte sulmuar me një mjet të mprehtë – thikë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

I dyshuari do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Aksion i Antidrogës: Sekuestrohet rreth 1 kg marihuanë e kokainë, arrestohen tre persona