Pejanes ia vjedhin kuletën me 400 euro në sallonin e saj të ondulimit, kërkon ndihmën e Policisë
Vjedhjet e çantave të dorës e kuletave ndodhin shumë shpesh në vendin tonë, qoftë në rrugë apo restorante e lokale të ndryshme. Në shumicën e rasteve, hajnat arrijnë të ikin dhe të shpëtojnë nga prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në qytetin e Pejës, ku persona të panjohur kanë hyrë në një sallon ondulimi dhe kanë vjedhur kuletën e pronares.
Sinjali mëson se 45-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke bërë me dije se në kuletë ka pasur dokumentet personale, para të gatshme në vlerë prej 400 eurosh dhe një stoli të arit.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e të dyshuarve.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.