Peci shpenzon veç 1 mijë euro në verë të kuqe e të bardhë

Ministria e Bujqësisë ka dhënë një tender në vlerë të afro 1 mijë eurove për furnizim me verë të kuqe dhe të bardhë. Kjo blerje është bërë me para të buxhetit të ministrisë. 

Qeveria aktuale që drejtohet nga Albin Kurti shumë shpesh është cilësuar edhe si “Qeveria e popullit”.

Madje këtë përshtypje ende e kanë militantët e Vetëvendosjes. Por, ky cilësim nuk qëndron kur merren parasysh shpenzimet në luks që bëhen nga pushtetarët.

Një fakt të tillë e dëshmon edhe Faton Peci që drejton Ministrinë e Bujqësisë, që është treguar merakli në verë.

Më para të buxhetit të Kosovës, ministri Peci ka blerë disa shishe verë të kuqe e të bardhë, shkruan Demokracia.com.

Madje edhe tenderi për këtë blerje është dhënë në mënyrë urgjente për tri ditë përmes vetëm një operatori në garë.

“Furnizim me verëra për nevojat e MBPZHR-së. Data e hapjes se tenderëve: 30.07.2024. Data e nënshkrimit te kontratës: 01.08.2024. Numri i tenderëve te pranuar: 1. Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 1. Emri zyrtar: “BODRUMI I VJETER” SH.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës 979.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit është treguar se me këto para do të blihen disa shishe me verë të kuqe dhe të bardhë. Po ashtu është treguar edhe nga sa litra do të jenë shishet.

“Përshkrimi: Njësia matëse dhe sasia. Verë e kuqe 0.75l, copë 40. Verë e bardhë 0.75l, copë 20. Verë e kuqe 0.187l, copë 35. Verë e bardhë 0.187l, copë 35”

Lexo edhe:  Gjini: Nëse shkohet në zgjedhje, mund të vijë një Qeveri më e zonja sesa Qeveria Kurti