“Peci, Haxhiu e Hajdari po dëmtojnë sundimin e rendit dhe të ligjit

Avokati kosovar, Ardian Bajraktari thotë se deklaratat e ministrave të Qeverisë Kurti karshi Prokurorisë Speciale janë të papranueshme dhe sipas tij, janë sulm i drejtpërdrejtë në punën e sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Bajraktari në një prononcim për GazetaBlic thekson se, e gjitha çfarë duhet bërë është ndjekja e procedurave të përcaktuara me legjislacionin përkatës, kur palët janë të pakënaqura me vendimet, apo kanë fakte se organet ligjzbatuese duhet të veprojnë ndryshe, pra, sipas tij, çdo qytetarë në çfarëdo cilësie dhe funksioni që ka, si dhe çfarëdo statusi apo cilësie në procedurë, duhet të bashkëpunoj me organet e drejtësisë e në asnjë mënyrë t’i sulmojë ato

“Deklaratat e ministrave, të natyrës dhe përmasave të papara që nga ekzistenca dhe funksionimi i shtetit tonë, janë ta pa pranueshme, pavarësisht nëse janë të bëra me koordinim apo jo, janë sulm i drejtpërdrejtë në punën e sistemit gjyqësor dhe prokurorial”, tha Bajraktari.Sipas tij, me deklarata të tilla dëmtohet sundimi i rendit dhe ligjit.

“Në rastin kur eksponentët e pushtetit, bëjnë sulme apo lënë të nënkuptohet, nëpërmjet deklaratave të ndikojnë në sistemin e drejtësisë, për ta dëmtuar imazhin apo perceptimin ndaj tyre, dëmtojnë seriozisht sundimin e rendit dhe të ligjit, minojnë besimin e publikut në drejtësi. Ulja e besimit në drejtësi, sjell pasoja afatgjata në të gjitha fushat e jetës, prandaj duhen ndaluar sa më parë”, tha Bajraktari për GazetaBlic.

Çfarë thotë Kodi i ri i Procedurës Penale lidhur me ankesat e palëve të pakënaqura në kontest?

Kodi i ri i Procedurës Penale, mundëson që palët e përfshira në procedurë apo ata që paraqesin kallëzime penale dhe janë të pakënaqura me trajtimin nga Prokuroria, kur ato hidhen si të pabazuara, apo pushojnë hetimet, këto vendime mund të ankimohen, në Prokurorinë e Apelit.Këto përcaktime ligjore janë të reja në legjislacionin tonë, të parapara me nenin 84, kur kemi të bëjmë me hedhje të kallëzimit penal, si dhe me nenin 156, kur kemi të bëjmë me pushim të hetimeve.

Lexo edhe:  Motra rrah vëllezërit e saj të mitur dhe largohet nga shtëpia

Pushtetet janë të ndara dhe pavarësia e tyre është shtylla e shtetit tonë dhe Kushtetutës