PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja kundër votimit të fshehtë
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë. Ai ka propozuar që votimi të kryhet “me fletvotime fizike”.
Lidhur me këtë, PDK, LDK dhe AAK kanë kundërshtuar propozimin për votim të fshehtë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke argumentuar se kjo përbën shkelje të Kushtetutës.