Pastërtia në nivelin e dëshiruar, “Uniteti” në krye të detyrës

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Uniteti” me dinamikë të lartë ka vazhduar mirëmbajtjen e rrugëve në Mitrovicë.

“Uniteti” ka njoftuar se është bërë fshirja dhe larja e trotuarëve në pjesë të ndryshme të qytetit, shkruan o2Press.com

“Gjithmonë në shërbimin tuaj”, është motoja e punës së “Uniteti”-t.

Më poshtë njoftimi i plotë:

KRM “Uniteti” vazhdon me dinamikën e rregullt të larjes dhe fshirjes së rrugëve dhe trotuareve në vende të ndryshme të Mitrovicës.
Të bashkangjitur keni edhe disa fotografi nga aktiviteti.
Gjithmonë në shërbimin tuaj.

Lexo edhe:  Polici në Mitrovicë sulmohet me shufër, dy qytetarë e akuzojnë se shkoi në pronën e tyre për të vjedhur dru